Dhjetëra mbështetës të Erion Veliajt u mblodhën mëngjesin e sotëm para Gjykatës së Posaëme, duke pritur që të mbërrinte kryebashkiaku për vlerësimin e masës së sigurisë.
Fillimisht mbërriti para Gjykatës së Posaçme bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa për të cilën është caktuar masa "arrest shtëpie", të paktën deri më tani.
Veliaj akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Sipas akuzës së ngritur nga SPAK, Veliaj dyshohet krijoi një skemë korruptive, mes kompanive të bashkëshortes dhe 6 biznesmenë pranë tij.