Aktualitet

EMRI/ I shiti kokainë mbesës së MITUR të ish-kryetarit të Bashkisë Sarandë, vetëdorëzohet autori 22-vjeçar!

Shkruar nga Liberale

EMRI/ I shiti kokainë mbesës së MITUR të ish-kryetarit

Një 21-vjeçar nga Saranda, Orgest Lena i proceduar më parë për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të klandestinëve Sirianë, është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se i ka shitur drogë një vajze minorene.

Ndalimi i Lenës, është kryer me vullnetin e këtij të fundit, pasi ai së bashku me avokatin mbrojtës mësohet se është dorëzuar në ambientet e komisariatit të Sarandës.

I riu një javë më parë ai u shpall në kërkim për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, pasi i kishte shitur drogë një vajze të mitur 15-vjeçare

Vajza e mitur raportohet se është mbesa e një ish-kryetari bashkie në Sarandë, e cila për shkak të konsumimit të drogës, ka pësuar komplikacione shëndetësore duke u shtruar në spitalin Rajonal të Sarandës.

Gjatë marjes në pyetje, e mitura ka treguar emrin e personit që i kishte shitur drogën, ndaj prej 18 Majit 2025, policia shpalli në kërkim shtetasin Orgest Lena.

Ky i fundit 1 javë nga shpallja në kërkim, është vetëdorëzuar sot në polici, ku mësohet se ka dhënë shpjegime për rastin e lartëpërmendur. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. L., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 16.05.2025, i ka shitur një sasi lëndë narkotike kokainë një shtetaseje të mitur 15 vjeçare, e cila si pasojë e konsumimit të lëndës narkotike ka marrë ndihmë mjekësore në spital."- njoftoi policia më 19 maj. 

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH