Në ditën e Sulltan Novruzit, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, shkoi për një vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.
Teksa i ka uruar festën Kryegjyshit Botëror, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimajt, Spiropali u shpreh se “Sulltan Novruzi, kjo ditë e hareshme që shënon fillimin e pranverës dhe rigjallërimin e natyrës, është më tepër sesa një festë e Bektashinjve.
Është një kremtim popullor që sjell gëzim në familjet e të gjithëve, një reflektim që drita, dashuria dhe toleranca të përshkojë jetët tona. Gëzuar!”, tha Spiropali.