Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë, ku një burrë rreth 65 vjeç është hedhur pak momente më parë nga kati i 6 i një pallati në lagjen "Pavarësia", të qytetit bregdetar.
Si pasojë burri ka gjetur vdekjen në vend.
Mësohet se 65 vjeçari ka marrë vendimin ekstrem për shkak të gjendjes së depresionit, pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.