Aktualitet

Pak para zgjedhjeve, humb vula në një fshat të Gjirokastrës

Shkruar nga Liberale

Pak para zgjedhjeve, humb vula në një fshat të Gjirokastrës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një fshat të Gjirokastrës, ku është konstatuar mungesa e vulës zyrtare të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Sipas njoftimit bëhet me dije se, shtetasi me iniciale Th. K., 36 vjeç, sekretar i qendrës së KZAZ-së në zonë, ka kallëzuar ngjarjen e datës 21 prill, rreth orës 20:30. Ngjarja po hetohet nga specialistët për hetimin e krimeve të Stacionit të Shërbimit të Dropullit-Libohovë, ndërsa materialet procedurale janë referuar gjykatës për trajtimin e mëtejshëm ligjor.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi Th. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bularat, sekretar i qendrës së KZAZ në fshatin Grapsh, ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, rreth orës 20:30, ka konstatuar mungesën e vulës së KZAZ-së. Vijojnë hetimet për rastin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH