Rubrika “Social Top 5”e emisionit “Live From Tirana” sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, duke vëzhguar se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale deri tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.
Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar te “Big Brother VIP 4” dhe ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…
Në vend të pestë renditet Gerta Gixhari me asnjë ndjekës të shtuar. Ajo numëron sërish 108K, njësoj si javën e kaluar. Pas saj vjen Gjesti me po të njëjtën situatë. Njësoj si javën e kaluar, ai numëron sërish 610K në “Instagram”-in e tij, pa asnjë ndryshim.
Rozana Radi ka fituar 1 mijë ndjekës më shumë brenda javës. Nga 466K që numëronte vetëm një javë më parë, tani ajo ka 469 mijë ndjekës në “Instagram”-in e saj.
Në vend të dytë renditet Egli Tako me 2 mijë ndjekës të shtuar. Nga 359K që numëronte javën që lamë pas, tani ajo ka 361K në “Instagram”. Në vend të parë për këtë javë renditet Loredana Brati me plot 12 mijë ndjekës të shtuar. Nga 137K fansa, tani ajo numëron 149K në faqen e saj.