Një ditë pas Meshës së Dritës, të zhvilluar të hënën në mbrëmje në të gjitha katedralet katolike të vendit, lutjet në nderim të Papa Françeskut kanë vijuar edhe gjatë ditë së sotme në Katedralen Katolike të Shën Palit në Tiranë, nga besimtarë të shumtë.
Ndërkaq lutjeve për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë iu bashkuan edhe turistët e huaj që kanë vizituar vendin tonë së fundmi.
Në shenjë nderimi për figurën e Papa Françeskut, besimtarët kanë ndezur edhe qirinj në ambientet e brendshme të katedrales katolike të kryeqytetit.