Aktualitet

Denoncimi i PD për grabitjen e zyrës/ Policia: Nuk janë konstatuar thyerje apo dëme

Shkruar nga Liberale

Denoncimi i PD për grabitjen e zyrës/ Policia: Nuk janë

Partia Demokratike, Dega Cërrik, ka denoncuar në polici grabitjen e zyrës pasi kanë konstatuar se mungonte 1 kompjuter dhe 1 televizor.

Denoncimi është bërë në polici nga sekretarja e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, në Cërrik.

Ambienti është marrë me qira nga PD-ja për qëllime elektorale. Ndërkohë nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.

Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH