Policia e Beratit ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen dhe armë.
Në kuadër të operacionit policor “Nata” u vu në pranga shtetasi A. Z., 27 vjeç, banues në fshatin Roshnik, Berat.
Gjatë natës në aksin rrugor “Berat-Dimal”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin që drejtonte shtetasi A. Z.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 27-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu, fishekë arme gjahu dhe 1 pistoletë sportive.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas siguronte lëndë narkotike dhe e ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme në qytet.