Genta Gjalpi ka bërë reagimin e saj të parë (indirekt) pas publikimit të videos, ku ish-banorja e “Big Brother Albania”, shihej duke u sjellë në mënyrë agresive me një vajzë të mitur.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale, dhe në mënyrë të menjëhershme ka reaguar edhe nëna biologjike e vajzës, e cila u shpreh se do ta çojë çështjen deri në fund dhe do kërkojë drejtësi.
Megjithatë reagimi i Gentës ka ardhur përmes një postimi në Instagram, ku ajo ka shpërndarë një mesazh të shkruar nga një mikeshë e saj.
Në reagimin e mikes së Gjalpit shkruhet:
“Një moment i shkëputur nga konteksti nuk tregon të vërtetën.
Shoqja ime, Genta, po përpiqej të ndalonte një fëmijë që po vraponte drejt rrugës – një reagim instinktiv, mbrojtës dhe plot përgjegjësi. Genta është një grua e përkushtuar ndaj fëmijëve dhe kujdesit për moshën e tretë.”
Mikesha e Gentës kërkon gjithashtu që publiku të tregojë kujdes me gjykimet e nxituara, pavarësisht fuqisë së rrjeteve sociale.
Ditën e djeshme vërshuan një mori komentesh, kryeaisht negative ndaj Genta Gjalpit, pasi e akuzonin për sjellje agresive dhe të pahijshme ndaj së miturës.