Showbiz

Princesha Charlotte feston 10-vjetorin! Mamaja e saj publikon FOTON e ëmbël të ditëlindjes

Shkruar nga Liberale

Princesha Charlotte feston 10-vjetorin! Mamaja e saj publikon FOTON e

Princesha Charlotte ka mbushur 10 vjeç dhe këtë moment të veçantë e ka shënuar me një foto të re të realizuar nga nëna e saj, Kate Middleton.

Në imazhin e shpërndarë nga Princ William dhe Princesha e Uellsit në rrjetet sociale, Charlotte shihet e ulur në natyrë, e veshur me rroba kamuflazhi dhe me një çantë shpine, ndërsa buzëqesh drejt kamerës. Fotoja është bërë me iPhone nga Kate gjatë një vizite në Cumbria, në veri-perëndim të Anglisë, në fillim të këtij viti.

“Gëzuar 10-vjetorin Princeshë Charlotte!” – shkruan çifti mbretëror krahas postimit.

Publikimi i një portreti të ri për çdo ditëlindje është kthyer në traditë për familjen mbretërore, që nga lindja e Princ George. Pak ditë më parë, ata ndanë gjithashtu një imazh për ditëlindjen e 7-të të Princ Louis, shoqëruar me një video prapaskenash nga fotosesioni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by The Prince and Princess of Wales (@princeandprincessofwales)

Charlotte ka pasur një vit të ngarkuar me angazhime mbretërore, nga paraqitja me nënën e saj në finalet e Wimbledon-it, deri te Krishtlindjet në Sandringham, ku ka pozuar madje edhe për një selfie me një admirues.

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH