Aktualitet

Vranësira dhe intervale kthjellimesh, sa do të shkojnë temperaturat përgjatë ditës së sotme

Shkruar nga Liberale

Vranësira dhe intervale kthjellimesh, sa do të shkojnë

Masat ajrore me origjinë Veriperëndimore do të vijojnë ndikimin e tyre në territorin Shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe e territorit të mbizotërohet nga intervale kthjellime. Më të theksuara do të jenë përgjatë vijës bregdetare.

Ndërsa, gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta duke lënë zonat bregdetare pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen sërish vlerat maksimumet duke u luhatur nga 6°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 25°C vlera më e lartë në bregdetin e Jonit.

Era do të fryjë e lehtë paradite POR deri mesatare gjatë pasdites me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 2 ballë.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH