Aktualitet

E diela me vranësira kalimtare, sa pritet të shkojnë temperaturat ditën e sotme

Shkruar nga Liberale
E diela me vranësira kalimtare, sa pritet të shkojnë temperaturat

Pritet një tërheqje e masave ajrore Afrikane duke sjellë fresksim të lehtë motit në të gjithë territorin Shqiptar; ndërsa përsa i përket motit orët e paradites do të jenë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore;

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territoin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale por mbeten kostante maksimumet duke u luhatur nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 30°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë derti në 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

 

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH