Aktualitet

Vajza palestineze u masakrua me th*kë nga babai i saj në banesën e marrë me qira në Tiranë, të afërmit tërheqin trupin e së resë

Shkruar nga Liberale

Vajza palestineze u masakrua me th*kë nga babai i saj në banesën

Trupi i vajzës nga Palestina, Rayyan Alwan, e cila u vra nga i ati në banesën e marrë me qira në Tiranë, është tërhequr nga të afërmit e saj disa ditë më parë.

Ende nuk dihet zyrtarisht se kush e ka tërhequr trupin, miqtë apo familjarët e 24-vjeçares.

Miqtë e Rayyan Alwan kontaktuan New24 dy javë më parë ku shprehën dëshirën e tyre për të tërhequr trupin e 24-vjeçares.

E reja Rayyan Alwan u masakrua me thikë nga babai i saj, Fadi Alwan, i cili ndodhet në arrati. Krimi i rëndë dyshohet se ka ndodhur më 22 Shkurt pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, në banesën që kishin marrë me qira.

Ndërkaq, personi i fundit që ka komunikuar me viktimën ka qenë i dashuri i saj libanez, të cilin e ka njohur në Gjermani. Mësohet se ai punonte në një supermarket në Gjermani pranë restorantit ku punonte Rayan.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH