Aktualitet

Mungonte në seancë, GJKKO merr VENDIMIN për Erion Veliaj

Shkruar nga Liberale

Mungonte në seancë, GJKKO merr VENDIMIN për Erion Veliaj

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj,  është lënë nën arrest me burg

Gjykata e posaçme u njoh me informacionin 2 mujor për hetimet e kryera nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.
Prokurorët thanë se gjatë kësaj kohe kanë kryer 114 veprime hetimore mes tyre kqyrje, kontrolle, sekuestro, marrje dëshmish.

Gjatë seancës Veliaj mungonte dhe avokati i tij Ermir Beta kërkoi ndryshim të masës.

Sipas tij asnjë nga këto veprime të kryera nuk kanë lidhje me klientin e tij.

Në përfundim të seancës, gjykata deklaroi lënien në fuqi të arrestit me burg.

 

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH