Aktualitet

“E kam bërë vetëm një herë”, BABAI MONSTËR pranon se ka p*rdhunuar vajzën e tij 12 vjeçe/ E mitura e denoncoi vetë në Polici

Shkruar nga Liberale

“E kam bërë vetëm një herë”, BABAI

Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Patos, ku babai monstër ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, 12 vjeçe.

Ndërkaq, burimet policore bëjnë me dije se denoncimi në polici është bëre nga vetë e mitura, pasi është shoqëruar në komisariat pas njoftimit të fqinjëve.

12- vjeçarja në prani të psikologes ka thënë se është përdhunuar nga babai i saj, Zamir Meta.

Po sipas vajzës ky akt i shëmtuar dhe tepër i rëndë ka ndodhur edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani, por ka pranuar gjithashtu se ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare.

Ndërkohë, babai i saj, 36- vjeçari Zamir Meta, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij , por sipas tij ka ndodhur vetëm një herë.

Aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në Qëndrën Rehabilituese” Lilium”. 

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH