Aktualitet

Del FOTO/ Dyshohet se abuzoi seksualisht me VAJZËN e tij të mitur, kush është 36-vjeçari i arrestuar

Shkruar nga Liberale
Del FOTO/ Dyshohet se abuzoi seksualisht me VAJZËN e tij të mitur,

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në fshatin Sheqishtë të Patosit, ku Policia ka arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur të moshës 12-vjeçare.

Personi në foto është Zamir Meta, i arrestuar tashmë nga policia.

Nëna e vajzës, 30 vjeç, ka deklaruar për mediat se vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe kishte shkuar te fqinjët, pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga babai. Ajo shtoi se vajza kishte qenë e abuzuar sistematikisht që nga mosha 5-vjeçare dhe kishte shfaqur sjellje agresive, por nuk kishte treguar më parë për ngjarjen.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH