Aktualitet

E DHIMBSHME/ Aksidenti tragjik i merr jetën 4-vjeçarit në Shkodër

Shkruar nga Liberale

E DHIMBSHME/ Aksidenti tragjik i merr jetën 4-vjeçarit në

Një aksident tragja i ka marrë jetën një fëmije 4 vjeç sot në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve.

"Rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.", njofton Policia. 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH