
Ish-presidenti Ilir Meta, vijon të qëndrojë në burgun 313 në Tiranë, që pas arrestimit para disa muajve.
Dë fundmi gazetari Bledi Mane, ka publikuar një video ekskluzive, ku Meta shihet i izoluar në ambientet e burgut.
Ish-presidenti Meta, i cili ka mbajtur postet më të larta shtetërore, përfshirë kryeministër dhe kryetar parlamenti, ndodhet në qeli pas hetimeve të SPAK mbi akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.
Në pamjet e publikuara nga Mane, ish-presidenti duket i qetë duke ecur në ambientet e burgut.
"Burgaxhiu Ilir Meta dikur mburrej që e thyente në mes më të mirin por planet iu prishën pa iu realizuar. Ish presidenti i republikës, ish kryetari i parlamentit, ish kryeministri Meta shihet i burgosur e i izoluar totalisht në rrethimin e jashtëm të Burgut 313 në Tiranë...”, shkruan gazetari në rrjetet sociale.