Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, ku po zhvillojnë një seri kontrollesh.
Burime për mediet bëjnë me dije se agjentët po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në zyrat e disa kompanive si dhe në banesa të ndryshme. Por ende nuk dihet se me çfarë çështje konkrete lidhet ky aksion i tyre.
Me urdhër të prokurorit të posaçëm të çështjes, agjentët kanë mbajtur disa procesverbale për dokumentet dhe dosjet që kanë sekuestruar.