Aktualitet

Biznesmeni Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK

Shkruar nga Liberale

Biznesmeni Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK

Biznesmeni Shkëlqim Fusha mesditën e sotme është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për dosjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në pamjet e siguruara, shihet momenti kur Shkëlqim Fusha hyn në ambientet e SPAK për t’u përballur me hetuesit.

Fusha është nën hetim për “korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”. Ai akuzohet si i dyshuar në lidhje me tenderat që janë dhënë nga Bashkia e Tiranës, ku ai është përfituar.

Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka caktuar masën e “detyrimit të paraqitjes” për Fushën, ndërsa biznesmeni njihet për lidhjet e tij me tenderat e shumtë që janë fituar nga Bashkia e Tiranës.

Përveç Fushës, në hetim janë edhe disa biznesmenë të tjerë, si Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Elman Abule, të cilët janë të përfshirë në të njëjtën dosje hetimore.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH