Aktualitet

Babai plagosi me th*kë djalin, xhaxhai rrëfen motivin e ngjarjes: U zunë për telefonin, nipi rrinte vetëm në TikTok, nuk shkonte në shkollë

Shkruar nga Liberale

Babai plagosi me th*kë djalin, xhaxhai rrëfen motivin e ngjarjes: U

Xhaxhai i 15-vjeçarit në Maliq, i cili u plagos sot nga babai i tij me thikë ka folur për mediat, duke thënë se babë e bir ishin konfliktuar për telefonin, pasi i mituri kalonte shumë kohë në rrjetin social Tik Tok.

“Unë e kam nip, sot më lajmëruan kur më thanë më iku truri. Për një punë telefoni janë zënë ata. Shikonte tik tok dhe i ati ia mori dhe ja theu telefonin. Sot nuk kishte shkuar në shkollë. Ai ankohet për djalin, për punët telefoni…çfarë të bëjë unë i shkreti”, tha xhaxhai për mediat.

Ndërkohë  më herët Shpëtim Çuka, babai që plagosi të birin, rrëfeu versionin e tij të ngjarjes.

Ai u shpreh se sherri me të birin nisi pasi ai nuk donte të shkonte në shkollë dhe rrinte në telefon.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH