Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur sot hapjen e kutive dhe rinumërimin e votave për dy qendra votimi në Durrës.
Përkatësisht votat që do të rinumërohen i përkasin KZAZ 21 dhe 22 te Qarkut Durrës, pas kërkesës së dy anëtarëve Elvis Pefa dhe Ledio Braho.
Gjithashtu KAS vendosi dhe hapjen e 126 kutive, përfshirë dhe ato të diasporës, me qëllim rinumërimin e votave preferenciale për kërkesës së kandidatit në listë të hapur Aulon Kalaja, pjesë e Partia Lëvizja e Legalitetit dhe Partisë Demokratike (ASHM).
Aulon Kalaja ka paraqitur në KAS një sërë provash teksa pretendon se ka pasur devijim të votave, jo vetëm për të por edhe për 13 kandidatë të tjerë.
Kalaja ngre dyshime se votat e tij i kanë kaluar kandidatit tjetër të qarkut Durrës, Arjan Ndoja, i cili ka arritur të sigurojë mandatin e tij.