Aktualitet

Aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë/ Ndërron jetë shoferi nga Kosova, plagosen 3 pasagjerët

Shkruar nga Liberale

Aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë/ Ndërron

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktimë ka mbetur shoferi, ndërsa tre persona të tjerë që ndodheshin në mjet janë lënduar.

Bëhet me dije se mjeti me targa kosovare, ka hyrë në parakalim të gabuar.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe  po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.

Tiranë/Informacion paraprak: 

Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH