Aktualitet

Aksident në Lushnje/ Makina përfundon mbi trotuar, plagoset kalimtari

Shkruar nga Liberale

Aksident në Lushnje/ Makina përfundon mbi trotuar, plagoset kalimtari

Një aksident ka ndodhur në Lushnje, kur një automjet i drejtuar nga një shtetase rreth 56 vjeçare ka hipur mbi trotuar, duke përplasur dhe një kalimtare.

Burimet raportojnë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të poliklinikës, në qendër të qytetit, kur shoferja, duke u munduar të dilte nga parkimi, ka ngatërruar marshin e mjetit.

Mjeti ka përplasur një 70 vjeçar, i cili ka marrë dëmtime dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjës pas trajtimit fillestar në poliklinikë. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit ka deklaruar se ka bërë një gabim gjatë manovrës së parkimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH