
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç, në dalje të urës së Milotit.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.
Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë nga aksidenti është bllokuar për rreth 60 minuta aksi Lezhë-Laç, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhejn e shkaqeve të këtij aksidenti.