Aktualitet

Aksident i RËNDË në Lushnjë/ Mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën 28-vjeçari nga Tirana

Shkruar nga Liberale
Aksident i RËNDË në Lushnjë/ Mjeti del nga rruga dhe

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:30 në rrethrrotullimin e Kolonjës, ku një automjet tip Volkswagen Golf me targa AB 789 RA ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal kullues.

Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, një 28-vjeçar nga Tirana. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë përgjumja dhe shpejtësia e lartë.

Policia dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të nxjerrë trupin dhe automjetin nga kanali, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH