Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Qafë Kashar.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 28 vjeçari Gëzim Muçaj, gjatë kohës që po transportohej për në spital, ndërsa 3 të aksidentuarit e tjerë ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë shëndetësore: Eduart Ripa 61 vjeç, Ervin Qira 40 vjeç dhe Shkëlqim Doci 65 vjeç.
Tiranë/Informacion paraprak:
Rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi G. M., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.
Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L.
Për pasojë, shtetasi G. M. ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim.
Shtetasi I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale.