Aktualitet

“A jeni i pastër si akullore?”/ U paraqit në GJKKO, pyetjet e gazetarëve “kyçin gojën” e Vangjush Dakos

Shkruar nga Liberale

“A jeni i pastër si akullore?”/ U paraqit në GJKKO,

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka heshtur para pyetjeve të gazetarëve që i janë bërë para ambienteve të GJKKO, ku u paraqit ditën e sotme.

“A keni shpërdorura detyrën? A jeni akullore?”, këto ishin pyetjet e gazetarëve për Dakon, të cilat nuk morën përgjigje nga ana e tij.

GJKKO shtyu seancën paraprake për Vangjush Dako, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ku pritej të merrej vendimi nëse dosja në ngarkim të tij do të kalojë ose jo për gjykim.

Gjykata e Posaçme mori vendimin për lirimin nga qelia të Vangjush Dakos më 27 shkurt për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit. Ky vendim u ankimua nga Prokuroria e Posaçme, e cila kundërshtoi vendimin dhe kërkoi rikthimin e ish-kryebashkiakut socialist në burg, por togat e zeza të Apelit vendosën ta linin në fuqi, duke vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit.

Nga ana tjetër, GJKKO urdhëroi Prokurorinë e Posaçme të plotësonte hetimet lidhur me dosjen për të cilën janë të pandehur Vangjush Dako dhe 10 zyrtarëve të tjerë, përpara se të vendoste nëse do të kalonte për gjykim apo jo, duke i dhënë SPAK 25 ditë kohë. Gjyqtarja e Flojera Davidhi, i kërkoi SPAK të realizonte aktekspertimin për procedurën e prokurimit të shërbimit konsulencë për projektin e Promenadës Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila, për të cilën pretendon se iu rrit vlera me dhjetëfish duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH