Aktualitet

12 vatra zjarri në vend/ 4 ende aktive, 277 forca në terren dhe ndërhyrje nga ajri me helikopter

Shkruar nga Liberale.al

12 vatra zjarri në vend/ 4 ende aktive, 277 forca në terren dhe

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ka raportuar se deri në orën 19:20 të së martës janë shënuar gjithsej 12 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 8 janë shuar dhe 4 mbeten ende aktive.

Forcat operacionale kanë ndërhyrë me sukses në disa zona, duke arritur të izolojnë dhe shuajnë vatrat në:

Fushë Milot (Lezhë)
Gërhot (Gjirokastër)
Gëziq (Mirditë)
Kallarat (Himarë)
Borizanë (Krujë)
Mesopotam (Finiq)
Zenisht (Mat)
Kutal (Përmet)
Zjarret aktive
Aktualisht, 4 vatra zjarri vazhdojnë të jenë problematike në qarqet Dibër, Shkodër dhe Fier:

Parku Kombëtar Lurë, Dibër: Zjarri ka përfshirë rreth 200 hektarë pyje pishe dhe ahu. Në operacion janë angazhuar 30 forca operacionale dhe helikopteri Cougar i FA, por terreni i vështirë dhe era kanë penguar ndërhyrjen.
Mali i Peladhisë, Bulqizë: Zjarri është aktiv në dy vatra që lëvizin drejt fshatrave Vlashaj dhe Krajkë. Janë djegur rreth 30 hektarë shkurre dhe barishte.
Qafa e Lacit, Vau-Dejës: Prej ditës së djeshme ka një vatër aktive në një sipërfaqe me lis, dushk dhe barishte, ku janë përfshirë rreth 12 hektarë.
Drenovë, Mallakastër: Një vatër zjarri e riaktivizuar ka përfshirë rreth 110 hektarë me shkurre dhe pisha. Janë djegur gjithashtu mbi 1000 rrënjë ullinj.
Në terren janë angazhuar 277 forca operacionale, 21 automjete zjarrfikëse, si dhe forca nga policia, bashkitë, shërbimi pyjor dhe vullnetarë. Ndërhyrja ajrore me helikopterin Cougar ka qenë thelbësore në zonat më të vështira.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH