Shqipëri

“14 vjeçe nuse” në Divjakë/ Flet drejtoresha e shkollës: Nxënësja iku në pushim të gjatë dhe s’u kthye më

Shkruar nga Liberale

“14 vjeçe nuse” në Divjakë/ Flet drejtoresha e

Policia raportoi ditën e djeshme arrestimin e 34-vjeçarit Aranit Arapi nga fshati Kryeqkuq i Divjakës, për dyshime se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.

Pas këtij rasti, u zbulua se i arrestuari dhe 14-vjeçarja ishin prej 10 muajsh të martuar dhe kjo gjë u zbulua nga prindërit e djalit Bukurie dhe Agim Arapi në prononcim për mediat, teksa sipas tyre, e mitura e kishte gënjyer për moshën duke i thënë se është 17 vjeçe. E mitura ishte martuar pa dëshirën e prindërve të saj, të cilët bënë dhe denoncimin në Polici.

Së fundmi, mediat kanë siguruar dëshminë e drejtoreshës së shkollës, ku mësonte 14-vjecarja. Përmes një letre, ajo deklaron se vajza nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim deri më 15 Mars të 2023-shit kur befas u largua nga pushimi i gjatë për të mos u kthyer më në shkollë.

Përgjigja me shkrim e drejtoreshës:

“Nxënësja në klasën e shtatë është larguar në pushimin e gjatë më datë 15 mars 2023. Asnjë shqetësim nuk kishte shfaqur më parë dhe as nuk kishte referuar tek mësuesja kujdestare. Nuk ishte në dijeni për lidhjen mësuesja kujdestare dhe as psikologia për lidhjen me 35-vjecarin. U njoftuam me telefon nga mësuesja kujdestare (ditën e largimit). Mësuesja kujdestare dhe drejtoresha bënë takim me familjen e vajzës. U njoftua Policia dhe Zyra Arsimore Vendore. Deri ditën e largimit nuk ka pasur sinjalizim për braktisje të shkollës. Ka pasur frekuentim të rregullt në shkollë. Sipas ligjeve dhe udhëzimeve vajza është e detyruar të kthehet dhe të ndjekë arsimin 9-vjecar për shkak të moshës.”

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH