Aktualitet

Shaip Kamberi hyn sërish në Kuvendin e Serbisë

Shkruar nga Liberale
Shaip Kamberi hyn sërish në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi ka mundur të fitojë mandatin e deputetit, duke u bërë i vetmi përfaqësues shqiptar në Kuvendin e Serbisë.

Në zgjedhjet e përsëritura në Tërnoc, Kamberi arriti votat e nevojshme (698 nga 711 gjithsej) që të bëhet deputet në Parlamentin e Serbisë.

Ai ka reaguar pasi fitores, duke thënë se u arrit falë vullnetit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe punës së palodhshme të aktivistëve e simpatizantëve.

Kamberi zotohet se do të mbrojë interesat e shqiptarëve të cilët sipas tij, janë të shtypur dhe të diskriminuar.

"Përgjegjësitë janë të mëdha. Problemet janë të shumta. Konteksti është i vështirë.

Por me punë dhe unitet do t’ia dalim.

Zotohem se do të jem deputet i të gjithëve.

Zotohem se do t’i mbrojë interesat e qytetarëve që duan të drejta dhe mirëqenie. Interesat e shqiptarëve të shtypur dhe të diskriminuar.

Zotohem se do ta ndjek politikën e orientimeve pro-perëndimore, për paqe të qëndrueshme në rajon.

Vazhdojmë bashkë!

Për liri, për barazi, për demokraci", shkruan ndër të tjera Shqipi në rrjetet sociale.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH