Aktualitet

Rrëshqitje masive gurësh dhe inertesh në aksin Elbasan-Librazhd, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Shkruar nga Liberale
Rrëshqitje masive gurësh dhe inertesh në aksin Elbasan-Librazhd,

Rrëshqitje masive gurësh dhe inertesh ka patur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd, kryesisht në vendin e quajtur “Çezma e Myftarit dhe Kthesat e Murrashit.

Nga rënia e gurëve është bllokuar qarkullimi i automjeteve për disa minuta rresht. Fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz, por mjetet kanë pësuar dëmtime të ndryshme, kryesisht në goma për shkak të gurëve.

Ndërkohë për zhbllokimin e rrugëve janë angazhuar vetë drejtuesit e automjeteve deri në mbërritjen e kompanisë që mirëmban këtë aks rrugor.

Edhe qyteti i Librazhdit u përfshi mbrëme nga rrebeshe të mëdha shiu, të cilat shkaktuan përmbytje dhe dëme në disa biznese e banesa.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH