Aktualitet

Rindërtimi në Kombinat, nis shembja e 9 pallateve të para

               Publikuar në : 20:07 - 01/12/20 liberale

Bashkia e Tiranës ka vijuar punën në terren me lagjen e re që do të rindërtohet nga e para në Kombinat, ku ka nisur sot prishja e 9 pallateve të para, nga 23 që do të shemben gjithsej në këtë zonë mjaft të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishin sot në kantierin e dytë më të madh në Tiranë të Programit të Rindërtimit, për prishjen e pallatit të parë, i cili do t’i hapë rrugën sheshit të madh të transformimit të të gjithë kësaj lagjeje sipas projektit të arkitektit italian, Marco Casamonti.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se qytetarët kanë qenë mjaft bashkëpunues në të gjithë fazat e këtij procesi, për të cilin janë kryer dhe dëgjesa publike për çdo objekt të vlerësuar nga ekspertët për tu shembur.

“Një tërmeti tjetër nuk do i bënin ballë. Në total janë 23 pallate që do prishen. Në 9 të parat kemi emetuar lejen, sipas të gjithë procedurave, me njoftimin dhe gjithë dakordësinë dhe do vazhdojmë 9 e nga 9 derisa të mbarojnë të gjitha. Të gjithë banorët kanë qenë bashkëpunues,” u shpreh Veliaj.

Ai ka garantuar të gjithë qytetarët e Kombinatit se do vijojnë të marrin bonusin e qerasë deri ditën që do futen në apartamentin e ri.

 

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back