Aktualitet

Rëndësia historike që ka për shqiptarët zbulimi me mbishkrimin ilir në Shkup

Shkruar nga Liberale
Rëndësia historike që ka për shqiptarët zbulimi me

Një pllakë antike, e zbuluar së fundmi në Karposh të Shkupit, në një zonë e konsideruar si arkeologjike, ka ngjallur debat. Shkas janë bërë, krahas rëndësisë historike që mendohet të ketë ky artefakt, edhe pretendimet fillestare, për mos ndalim të punimeve, duke rënë ndesh me ligjin e trashëgimisë, (fakt që e thekson edhe historiani Muzafer Bislimi për mediet e Kosovës) e moslejim të medies për xhirime të zbulimit.

Kundrejt këtyre pretendimeve Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Arian Asllanaj, ka siguruar se pllaka do të pastrohet e më tej ruhet në Muzeun e Maqedonisë, ndërsa do të angazhojë më tej edhe studiuesit për të arritur në përfundimet e duhura. Ndërkaq reagimet e interpretimet për këto artefakte kanë qenë të shumta.

Rëndësia historike e këtij guri lidhet me mbishkrimet.

“Është emri Skupi, që do të thotë vetëm pasardhësit e tyre shqiptarët e shqiptojnë ashtu si duhet, siç është themeluar,” – u shpreh Asani, në një intervistë për Euronews Albania, i cili shpjegoi se në gjuhën latine mungon gërma “sh” dhe në alfabetin shqip, Skupi i shkruar në gur lexohet Shkup.

Në gjuhën maqedonase Shkupit i thonë Skopje.

“Rëndësia tjetër historike është Dardania, si rajon, si mbretëri. Kjo flet për kompaktësinë historike edhe të emrit të Dardanisë dhe Shkupit,” – tha Asani.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH