Aktualitet

Rama tregon arsyen pse theu premtimin për rikonstruksionin e Teatrit

Shkruar nga Liberale
Rama tregon arsyen pse theu premtimin për rikonstruksionin e Teatrit

Kryeministri Edi Rama i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News 24 sqaroi pse qeveria e tij u tërhoq nga premtimi i bërë më herët për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar.

“Në programin e parë është e vërtetë që ne aty kemi pasur ndërmend një rikonstruksion, po kaq e vërtetë është që ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës të Francës kemi sjellë në Tiranë në atë kohë për të asistuar për programin e përgjithshëm shefin e kulturës atje, organizuan edhe një emision në Francë që merrej me rikonstruksione.

Unë e kam pranuar këtë përpjekje për të mos iu imponuar atij programi dhe ata u kthyen dhe thanë nuk bëhet teatër ajo godinë, se nuk ka qënë kurrë”,- tha Rama.

Kryeministri më tej tha se në truallin e Teatrit Kombëtar nuk do të ngrihen kulla, pavarësisht se nuk pranoi të përgjigjej se c’do bëhej me truallin që mbetet bosh.

“Ca të them atë fjalën që thoshte Kadri Roshi? Nuk ka kulla aty, nuk ka more vëlla! Si tua shpjegoj? E kam thënë 100 herë? Brenda, jashtë, mbrapa në të gjithë perimetrin nuk ka kulla”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH