Aktualitet

Rama shkon në Kuvendin e Kosovës dhe takon Vjosa Osmanin

Shkruar nga Liberale
Rama shkon në Kuvendin e Kosovës dhe takon Vjosa Osmanin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ndodhet në Kuvendin e Kosovës ku po zhvillohet takimi, në të cilin merr pjesë edhe ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.

Ndërsa në orën 17:00 Rama do të takojë edhe kryetarin e VV-së Albin Kurtin dhe në ora 18:50 do të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Vizita e Ramës vjen në një kohë delikate për Kosovën pas aktakuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë ndaj presidentit Thaçi, kreut të PDK Veseli për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.

Ndërkohë presidenti Hashim Thaçi ka lajmëruar se sonte në orën 20:00 një fjalim drejtuar qytetarëve të Kosovës. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH