Aktualitet

Rama 'justifikon' prishjen e Teatrit: Projekti i ri do t'ju pëlqejë

Shkruar nga Liberale
Rama 'justifikon' prishjen e Teatrit: Projekti i ri do t'ju

Kryeministri Edi Rama ka shkruar sërish ditën e sotme për shembjen e Teatrit Kombëtar, teksa thotë se projekti i ri do marrë pëlqimin e të gjithëve pasi të jetë mbaruar vepra.

Kryeministri shkruan më tej në Facebook, se projektin e arkitektit danez e duan shumica, dhe me kalimin e kohës do ta pëlqejnë edhe ajo pakicë që nuk shohin më larg se dje. Rama akuzon sërish opozitën, teksa thotë se të njëjtët ngatërrestraë profesionistë, i përbaltin veprat ende pa filluar.

Reagimi i plotë

Mirëmëngjes me projekt-idenë e Teatrit të Ri Kombëtar, konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels?

Duke ju uruar një javë të mbarë, dua gjithashtu t’ju siguroj se Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje…

Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltuara e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetra e dhjetra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt?

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH