
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ironizoi deputetin e opozitës, Kujtim Gjuzi teksa i sugjeroi që herë tjetër kur të vishte kravatë, këmishën ta fuste brenda.
“Lartmadhëri, mbani fronin, se princ Lekën e nxore jashtë loje. Ke dhe një kontradiktë në objekt, Lartmadhëri dhe Gjuz. Kur përdor kravatë, fut brenda këmishën, përdor pak etikë. Në kodin e ri të oborrit mbretëror, këmisha jashtë e me kravatë. Se e i bie edhe mret dhe Gjuz. Nuk është momenti që të bëjmë komente sarkastike.”, tha Rama. /Gazeta Liberale