Aktualitet

Qëlloi me thikë anglezin pas sherrit për TV/ 9 vite burg për shqiptarin

Shkruar nga Liberale
Qëlloi me thikë anglezin pas sherrit për TV/ 9 vite burg për

Një i ri shqiptar, i cili goditi me thikë një tifoz britanik të futbollit pasi ky i fundit iu ankua se po i bllokonte shikimin në një prej ndeshjeve të Anglisë në Kampionatin Europian.

Pëllumb Hysa është burgosur për nëntë vite pasi goditi brutalisht 59-vjeçarin pasi ata festuan fitoren e çerekfinales së “Tre luanëve” kundër Ukrainës. Tifozi i sulmuar nga shqiptari përfundoi në spital kishte nevojë për operacion pasi një nga tre goditjet kishte marrë nga thika, i kishte shkaktuar gjakderdhje të brendshme.

Në sallën e gjyqit, Simon Duncan tha se viktima kishte qenë me miqtë si pjesë e një feste duke nxjerrë edhe pamjet nga momentet e përplasjes mes tyre.

Pas një sherri për të liruar pamjen e televizorit, diskutimi duket se përfundoi në mënyrë miqësore sepse gjatë ndeshjes, Hysa përqafoi viktimën kur Anglia shënoi. Madje kur u bë goli i tretë bëri edhe sherr me të. Megjithatë, momente më vonë, Hysa nxori thikën e biftekut dhe e goditi disa herë, para se ta fshihte nën këmishën e tij.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH