Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kurbinit. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit K.P., 27-vjeç.
“Më datë 04.10.2019, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kurbin dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit K.P. 27 vjeç, banues në Kurbin dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia. /Gazeta Liberale