Globi

I jepet lamtumira e fundit Yevgeny Prigozhin, Putin nuk merr pjesë në varrim

Shkruar nga Liberale
I jepet lamtumira e fundit Yevgeny Prigozhin, Putin nuk merr pjesë në

Varrimi për kreun e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, është zhvilluar ditën e sotme, në një ceremoni private në Shën Peterburg.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka ka marrë pjesë në funeralin e liderit të grupit mercenar.

Kjo ishte paralajmëruar më herët nga Kremlini, që nënvizonte se nuk ishte në dijeni për organizimet e planifikuara të funeralit, duke thënë se kjo ishte një çështje familjare.

Oficerët e zbatimit të ligjit në Rusi janë parë më herët duke ruajtur një varrezë në Shën Petersburg.

Siguria ishte e rreptë rreth hyrjes së varrezave, por disa njerëz u fotografuan duke u përpjekur të hynin me tufa me lule.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH