Një pushues kosovar është mbytur në det te Shkëmbi i Kavajës. Policia njofton se viktima është i moshës 73-vjeçare.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.