Aktualitet

Pse heshtën politikanët shqiptarë pas vrasjes së Astrit Deharit

Shkruar nga Liberale
Pse heshtën politikanët shqiptarë pas vrasjes së Astrit

Nga Bojken Abazi

Shumica e politikanëve në Shqipëri heshtën pas vrasjes së Astrit Deharit, edhe pse e kuptuan menjëherë që kishim të bënim me një vrasje politike.

Pas vrasjes në vitin 2016, drejtësi për Astritin kërkoi Parlamenti Evropian, OKB, Internacionalja Socialiste, Ministri i Jashtëm i Anglisë, etj. Por, këta të tanët heshtën gati të gjithë.

Mbase u "hutuan" nga regjimi në Kosovë që e shpalli vetëvrasje atë krim makabër politik. Po tani që doli edhe raporti i institutit të pavarur mjeko-ligjor nga Zvicra, a do flasin këta politikanë që e kanë gojën plot për të drejtat e njeriut e për kombin...

Për vrasje politike që kanë ndodhur në vende shumë më të largëta, nuk ka mbetur njeri pa folur. Për Astritin, yllin që na e vranë në burg në lule të rinisë, vazhdon heshtja e politikanëve në Shqipëri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH