Kryesore

Prova kombëtare për fushatë

               Publikuar në : 09:28 - 04/11/19 liberale

Në vend të protestave një tur kombëtar. Është kjo strategjia e Bashës dhe opozitës, ndërsa kërkon zgjedhje të parakohshme dhe prej kohësh udhëzon strukturat për zbritje në terren dhe përgatitje si në kohë fushate. Garancia e aksionit opozitar këtë herë duket të jetë dështimi me çeljen e negociatave për anëtarësim, ndërsa kryeministri i sheh zgjedhjet e ardhshme më 2021-shin.

Pak ditë pasi deklaroi se duheshin mbajtur menjëherë zgjedhje të parakohshme, duke i bërë thirrje Partisë Socialiste për reflektim, kreu i PD është nisur për një tur në rrethe, të cilin e ka pagëzuar si “Turi Kombëtar i  Shpresës”. Rrugëtimi i dëgjesave me qytetarët , që jo vetëm ka zëvendësuar protestat, por i ngjan një fushate elektorale, nis sot me Elbasanin për të vijuar më pas me Korçën, Vlorën e Krujën.

E pat lajmëruar edhe kohë më parë se opozita kishte gati një platformë kombëtare, që do t’ua parashtronte qytetarëve “derë më derë”, ndërsa thoshte se PD dhe partitë e tjera aleate nuk ishin vetëm një grup që organizonin protesta, por edhe hapa konkretë për daljen nga kriza, jo vetëm politike por edhe ekonomike.

Por prej më shume se një muaji, Basha ka kaluar udhëzime të qarta tek strukturat që çdo ditë të konsiderohej si ditë fushate zgjedhore. Në fund të shtatorit, në mbledhjen me anëtarët e kryesisë së PD dhe ish-grupit parlamentar,  kryedemokrati fliste për krijim të shtabeve në çdo njësi dhe zbritje në terren.  Basha foli atëkohë edhe për formimin e tri strukturave, të propozuara nga konsulentët e PD-së, si truri zgjedhor, struktura organizative dhe ajo juridiko-elektorale.

Megjithëse do të haste në paqartësi dhe pikëpyetje të anëtarëve të kryesisë dhe ish-deputetëve demokratë se ç’drejtim do të merrte aksioni opozitar me nisjen e vjeshtës, Basha do ta thoshte qartë se zgjidhja e krizës do të vinte nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.

Pezullimi i protestave, për aq kohë sa pritej vendimi i Brukselit për çeljen e negociatave, duket se po zgjat më shumë duke ia lënë vendin zotimit që Basha ka marrë në emër të opozitës për të përmbushur nëntë kushtet e Bundestagut.

Por edhe pse e gjithë opozita jashtë parlamentare ka shprehur vullnetin për të hyrë në dialog mbi Reformën Zgjedhore  dhe Basha e ka renditur në përparësitë e aksionit opozitar, zgjedhjet e parakohshme janë pika ku po ngulmon aktualisht opozita në deklaratat e saj. Nisur nga vendimi negativ i BE-së për cceljen e negociatave, të cilin opozita e sheh si dështim të kryeministrit Rama, Basha ka sjellë disa herë shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrit Zaev, që sipas tij “ia ktheu mandatin popullit”.

Nga ana e tij, kryeministri Rama e ka bërë të qartë se dialogu për Reformën Zgjedhore duhet bërë sa më shpejt, në mënyrë që të zbatohet në vitin 2021, ku edhe përfundon ajo që ai e  ka quajtur “kontrata me shqiptarët”. Madje ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, i është përgjigjur deklaratave të Bashës duke thënë se PD duhet të presë vitin 2021 për të hyrë në parlament.

Por kryeopozitari flet jo vetëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare por edhe lokale,  ndërsa opozita  bojkotoi ato të 30 qershorit si antikushtetuese.

Edhe  Reforma Zgjedhore ishte ndër pesë prioritetet që Basha do të ndante  një muaj më parë me anëtarët e kryesisë si pikëtakimi për dialog, ku i vetmi hap afrimi i opozitës ishte pjesëmarrja në tryezën e OSBE-së, por PD ka menduar të ngrejë grup pune paralel për hartimin e saj duke mos pranuar pjesëmarrjen në Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore. Përfaqësuesi i Posaccëm për Ballkanin Perëndimor i Sekretarit amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer do t’i bënte thirrje vetëm pak ditë më parë opozitës ta shihte Reformën Zgjedhore si një mundësi të mirë negocimi të paketës që ata kërkonin. Ndërsa thuhet se PD do të propozojë ndryshime në Kodin Zgjedhor që para zgjedhjeve, parlamentare apo vendore, të ketë një qeveri teknike tre mujore.

Pak ditë më parë vetë Basha do të deklaronte se nevojitej qeveri tranzitore në ccdo zgjedhje, derisa Shqipëria të jetë anëtare e BE për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për t’i prerë rrugën presionit ndaj votuesve dhe administratës.

Një tjetër pikë ku  thuhet se po punojnë ekspertët demokratë për Reformën Zgjedhore është edhe financimi i partive në fushata elektorale. Ndërsa PS pak ditë më parë ccoi një rezolutë në Kuvend kundër financimeve të huaja  ku deputeti Ervin Bushati do të thoshte se kishin indicie për financimet e disa oligarkëve rus në PD.

Grupi opozitar i Reformës Zgjedhore duket se po synojnë që financimi të jetë vetëm shtetëror.  Paralelisht me punën për hartimin e  Reformës Zgjedhore, që do t’i mbledhë ekspertët sërish nesër, Basha do ta vijojë Turin Kombëtar të Shpresës në të 12 qarqet.

Vetëm pak ditë më parë ai u dha porosi kryetarëve të degëve, në Kolegjin e Kryetarëve të mbanin kontakte me strukturat dhe të verifikonin listat e zgjedhësve.

Ajo që duket se e ka frymëzuar Bashën dhe aleatët të këmbejnë protestat, fillimisht me paketën prej pesë pikash “antikrizë”, që i propozonte kryeministrit Rama të trajtoheshin fillimisht në Reformën Zgjedhore ato problematike që kërkojnë vullnet politik, për të dalë më pas tek ato teknike e së fundi me turin kombëtar, është dështimi me negociatat për anëtarësim në BE.  Nisur edhe nga nëntë kushtet e Bundestagut gjerman që i kërkojnë qeverisë shqiptare jo vetëm miratim gjithëpërfshrës dhe zbatim të Reformës Zgjedhore, por ngritjen e Gjykatës së Lartë e Kushtetuese, vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe në rast përsëritje të zhvillohen me Kodin e Ri Zgjedhor, por edhe hetim të autorëve të akuzar për shitblerje të votave, opozita jashtëparlamentare e sheh periudhën post vendimit të 13 tetorit si kohë për të ushtruar presion, por kësaj here në tryezë.  “Shqipëria ka humbur 4 herë rrugën drejt Europës dhe hera e 5 do të ishte fatale. Rruga përpara janë zgjedhjet e parakohshme që shqiptarët të mos ikin nga vendi. Nëse ne e hedhim këtë hap do të prodhojmë shpresë për çdo shqiptar”, deklaronte para pak ditësh, Lulzim Basha.

Sipas kryeopozitarit pesë pikat e opozitës janë të mjaftueshme për të realizuar zgjedhje të parakohshme, që sicc i kërkojnë ata duhet të jenë të lira e të ndershme.

Megjithatë kreu i PR-së sheh nevojën urgjente që opozita të dalë me një produkt për Reformën Zgjedhore dhe mendon se nuk duhet të ketë komisione paralele, por të punohet në një.

Gjatë një takimi me të Forumin Rinor të  PD-së, në fund të tetorit, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Forumit Rinor të CDU-së gjermane, Tilman Kuban,  Basha do ta shihte turin e tij edhe si një mundësi për të diskutuar me të rinjtë, ku prej kohësh ka ngritur shqetësimin e largimit masiv nga vendi si pasojë e keqqeverisjes.

“Kam nevojë të kuptoj më mirë atë që ju brengos dhe së bashku të formulojmë rrugët e daljes nga kjo krizë. Sot kriza shqiptare është në Bundestag, në senatin amerikan, nuk ka njeri që ta heqë nga tavolina, ndjehuni krenarë për këtë!”, u drejtohej ai të rinjve demokratë, ndërsa një tur të ngjashëm e pat nisur edhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ku  do të takohej me kryebashkiakët ende në detyrë të PD-së duke deklaruar se ata nuk do të dalin nga zyrat. Por ky tur që nis sot, të cilit Basha i parapriu me një mesazh vizual pak ditë më parë, titulluar “Shqipëria ime”, e  bën mirëfillimi një fushatë zgjedhore edhe pse kryeministri i sheh zgjedhjet më të afërta më 2021-shin dhe dora për dialog rreth Reformës – ku prioritet janë vetëm pesë rekomandimet e OSBE/ODIHR – , mbetet ende e shtrirë pa gjetur pikëtakim me dorën opozitare, e cila po kërkon të prodhojë këtë vjeshtë ndryshimin që nuk e sollën gjashtë muaj protesta. /Gazeta Liberale

 

 

 

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back