Aktualitet

Protestë e heshtur e “Rithemelimit”, Berishës nuk i ndizet qiriri para kryeministrisë

Shkruar nga Liberale
Protestë e heshtur e “Rithemelimit”, Berishës nuk i ndizet

Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, nismëtarët e “Rithemelimit” të PD-së dolën dhe ndezën qirinj mbrëmjen e sotme para godinës së kryeministrisë.

Nuk mungoi as ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha iu bashkua protestës së heshtur në Tiranë, ku edhe tentoi të ndizte një qiri në shkallët e kryeministrisë.

Por pavarësisht se Berisha është munduar për të ngjitur qiriun në shkallë, nuk ia doli dot.

Në fund qiriu i ra në tokë. Por ka qenë Flamur Noka i cili e mori dhe u përpoq ta ndizte. Por si për ironi të fatit qiriu u fik. Pas disa tentativash Flamur Noka arriti të vendoste në këmbë qiriun e Berishës.

Edhe para disa komisariateve të vendit është organizuar një protestë e thirru nga “Rithemelimi” në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Kavajë, ku brenda komisariatit të Kavajës vdiq i riu, Ilvi Meta. Lidhur me ngjarjen janë arrestuar tre efektivë policie.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH