Globi

Protesta në Angli, mbulohet me dërrasa statuja e Churchill

Shkruar nga Liberale
Protesta në Angli, mbulohet me dërrasa statuja e Churchill

Protestat në Mbretërinë e Bashkuar kundër racizmit nuk janë ndalur as këtë të shtunë. Mijëra qytetarë protestuan në qendër të Londrës, ku nuk munguan as përplasjet jo vetëm me policinë, pore dhe protestues të cilët ishin vënë në mbrojtje të monumenteve që lidhen me historinë koloniale.

Ata mbuluan me dërrasa statujën e figurës historike të Winston Churchill, udhëheqësi i Britanisë në Luftën e Dytë Botërore, të cilin protestuesit e quajnë ksenofob. Protestuesit hidhnin shishe dhe kanaçe, ndaj policisë në sheshin e blinduar.

Vdekja e George Floyd në SHBA ka nxitur protesta në të gjithë botën dhe kryesisht në Europë, kundër padrejtësisë rracore dhe brutalitet policor. Përveç Anglisë, këtë të shtunë protesta kundër racizmit u mbajtën edhe në Gjermani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH