Aktualitet

"Prostitucioni në duar të shqiptarëve, skema e mashtrimit të vajzave"

Shkruar nga Liberale

Gazeta italiane “La Stampa“, duke iu referuar të dhënave nga raporti i “Save the Children”, shkruan sot se janë shqiptarët ata të cilët dominojnë kontrollin e tregut të prositucionit në Itali.

Me një prani të gjerë, pikërisht të mafies shqiptare në tregun italian të prostitucionit, siç shpjegohet nga raporti Save The Children, kontrolli i djemve që hiqen fillimisht si të dashuruar me vajzat e shfrytëzuara, është “total dhe i dhunshëm”. Një organizim gjithnjë e më i efektshëm dhe i pamëshirshëm, i justifikuar nga rritja e fitimeve

Në fillimet e tyre, shqiptarët, kishin nga një vajzë që e gënjenin dhe e shfrytëzonin më pas si prositutë, pastaj ata mësuan teknika më të ndërlikuara dhe komplekse të manipulimit dhe tani ata arrijnë të menaxhojnë më shumë se një vajzë.

I tregojnë të njëjtën histori secilës prej tyre, e ato mashtrohen. Në këtë moment, i fusin ato në apartamente të ndara”, shpjegon Silvia Dumitrache, presidente e Adri, shoqata e grave Rumune në Itali.

"La Stampa" e përmbledh biznesin e prostitucionit në Itali në një infografikë dhe shpjegon mekanizmin e rekrutimit dhe shfrytëzimit, që është në gjendje t'i shpëtojë kontrolleve.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH