Aktualitet

Prokuroria urdhëron ndalimin e Marsida Qatjas: Do ripyetet...

Shkruar nga Liberale
Prokuroria urdhëron ndalimin e Marsida Qatjas: Do ripyetet...

Ditën e djeshme qyteti i Kavajës u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli si dhe u plagos polici Bledar Toçi.

Ngjarja ndodhi në banesën e 30-vjeçares Marsida Qatjas, e cila dje shpjegoi dhe dinamikën e ngjarjes ku u qëllua për vdekje nga polici,Toçi.

Por, sot Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e Marsida Qatjas, pasi do të ripyetet përsëri për shkak se ka dhënë dëshmi kontradiktore para oficerit te policisë gjyqësore dhe në daljet e saj në media.

Nga të dhënat, bëhet me dije se plumbi që i mori jetën Haxhollit u shkrep nga arma e shërbimit e Bledar Tocit, shef i sigurisë së brendshme pranë burgut të Durrësit, i cili ishte në banesë në momentin e ngjarjes dhe ky i fundit mbeti i plagosur nga arma kallashnikov i viktimës.

Më herët, u tha në media se Qatja kishte pasur marrëdhënie intime me viktimën Dritan Haxholli, por ky lajm është mohuar nga 30 vjeçarja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH