Aktualitet

Prindërit e gjetën të vdekur,detaje nga vdekja e 24-vjeçarit shqiptar

Shkruar nga Liberale
Prindërit e gjetën të vdekur,detaje nga vdekja e

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Itali, ku prindërit shqiptarë gjetën të vdekur në dhomë djalin e tyre.

Mediat fqinje shkruajnë sot se 24-vjecari Aldi Cala që u gjet i   vdekur në dhomën e tij, kishte qenë futbollist, pjesë e skuadrës amatore Folgor Marlia.

Sipas “La Nazione”, 24-vjeçari, një natë më parë kishte dalë për të festuar me shoqërinë, teksa ishte kthyer në shtëpi për të pushuar në orët e para të mëngjesit.

Trupi i tij u gjet i pajetë nga familjarët në dhomën e shtëpisë, teksa kishin shkuar për ta zgjuar nga gjumi, zbuluan se zemra e 24-vjeçarit kishte ndaluar.

Nga raportet e para mjekësore, raportohet se ka qenë një vdekje natyrale, pasi ish-futbollisti nuk ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe alkoolit./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH